Voljeboll: Mioveni nikoqire e kampionatit Ballkanik U-19

15 vjeçarja Adea Vela pjesë e reprezentacionit të RMV-së

 Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në volejboll për vajza kategoria U-19  nga  dita e sotme e deri më 14  gusht  mere pjesë  në kampionatin Ballkanik që mbahet në qytetin Mioveni të Rumanisë, së bashku me reprezentacionet e Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë , Greqisë dhe Kosovës .

Në mesin e volejbollistëve në reprezentacionin e Maqedonisë Veriut në kategorinë U-19, është  volejbollistja 15 vjeçare e Shkëndijës ë Tetovë, Adea Vela e lindur më13.01.2007, nxënëse në shkollën e mesme të Mjekësisë në Tetovë .

Paraprakisht  kam  qenë pjesë e reprezentacionit   në kategorinë  U-17, në kampionatin Ballkanik  që u mbajt në Vranje të Serbisë, aty ku luajta  kundër Turqisë, Rumanisë Bosna  e Hercegovinës dhe Moldavisë. Ishte kjo një përvoj e madhe  për mua. Dhe tani jam edhe  reprezentacionin U-19. Volejbollin e kemi traditë famioljare  ndaj edhe  jam krenare për çdo sukses  në ekip apo reprezentacion” deklaroi  shpresa e volejbollit Adea Vela

Maqedonia e  Veriut  do të garon në grupin B, së bashku me Greqinë dhe  Serbinë, ndërsa  ndeshjen e parë do ta zhvilloj  sonte me fillim në orën 20:00  kundër  Greqisë.  /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share