Sot në program janë ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të volejbollit për meshkuj. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave zhvillohet në sallën e sportit te gjimnazi i Tetovës aty ku do të përballen Shkëndija dhe Liria e Zherovjanit. Për ekipin e Shkëndijës gjasat për tu ngjitur në gjashtë ekipet e para është minimale , ndërsa Liria tanimë e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e play off-it. Takimi Shkëndija – Liria fillon në orën 17:00.
Skuadra studentore Universiteti I Tetovës përballet me Vesna Probishtipin, në të cilë ndeshje vetëm duhet të konfirmon kualifikimin në fazën e play ofit. Ndeshja Universiteti Tetovës – Vesna Probishtip luhet në sallën e soportit të UT-së me fillim në orën 20:00.
Në ndeshjet tjera të javës së 11-të, takohen: Strumica – Vardari, Janta Volej – Susheva, Makedonija Xhio – UGD Shtipi dhe Boreci – Rabotniçki . /KLanMacedonia/