Salla e sportit te gjimnazi i Tetovës sonte është nikoqire e ndeshjes së tretë gjysmëfinale të pley dhe vendimtare për klualifikim në finale ku edhe do të vendoset për titullin kampion për sezonin 2022/2023. Pra, ekipi i Shkëndijës takohet me Borecin e Velesit . Skuadra fitiuese nga kjo ndeshje në finale do të përballet me ekipin Strumica Nikob.
Trajner i skuadrës kuqezi, Durim Luma në pritje të kësaj ndeshje vendimtare për KlanMacedonia.mk, deklaroi: “Së pari ftoj publikun përpërkrahje dinjitoze dhe mos të biem pre i provokimeve nga do që të vinë, pasi neve sonte luajmë kundër dy kundërshtarëve ekipit të Borecit dhe Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi ynë do të jetë me formacionin më të mirë që do të thotë se nuk kemi mungesa të lojtarëve. Do të jemi dinjitoz në lojë dhe jam i sigurtë se do të kualifikohemi në finale”.
Kujtojmë se në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Tetovë dhe Veles rezultati është i barabartë sa i përket fitoreve edhe pse kuqezinjt në Tetovë shënuan fitore 3-1, ndërsa në Veles pas gjithë asaj që ndodhi humbën 2-3 në sete. Ndeshja e tretë dhe vendimtare zhvillohet sonte me fillim në orën 20:30, në sallën sportive të gjimnazit në Tetovë .
Shaban Sinani /KlanMacedonia/