Volejboll: Sezoni i ri nisë me 21 tetor, me 12 klube në kategorinë meshkujve dhe tetë në atë të vajzave

Kampionati i ri 2023/2024 I volejbollit në kategorinë e meshkujve sipas të gjitha gjasave pritet të fillon me 21 tetor. Këtë e pohoi sekretari i përgjithshëm në Federatën e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Karanoviq.

“Në kampionatin e ri tanimë është zyrtare se do të garojnë 12 ekipe në kategorinë e meshkujve dhe 8 ekipe në kategorinë e vajzave, ndërsa në Ligën e dytë ku garojnë vetë kataegoria e vjzave janë 10 ekipe” tha Zoran Karanoviq sekeretar i Federatës së Volejbollit.

Tanimë të gjitha ekipet kanë nisur me fazën e fundit të përgatitjeve që sezonin e ri të nisin realizimin e pretendimeve aq sa kanë munsdësi, Kështu që klubi I volejbollit Shkëndija, sipas plan programit të hartuar nga trajneri Durim Luma vazhdon përgatitjet, kësaj radhe me forcat vetanake . “Ajo që mund të theme se neve gjatë këtij kampionati do të paraqitemi me forcat tona , pra të rinjtë do të krenë rastë të promovojnë cilësit dhe talentin e tyre. Ajo që mund të theme se në ekip kemi kthyer Habil Ajetin, ndërsa do të vazhdoj edhe Naim Abazi. Besoj se me kushtet që posedojmë do të kemi një skuadër të mirëfilltë edhe në sezinin e ri “ tha trajneri Durim Luma.

Liria e Zherovjanit gjithashtu vazhdon me fazën e fundit përgatitore, ka zhvilluar dy ndeshje konmtrolliese me ekipin e KV Universiteti i Tetovës dhe me KV Ferizajin “Deri në fillimin e kampionatit planiofikojmë të zhvillojmë edhe një ndeshje kontrolluese. Besoj se jemi mirë të përgatitur, kemi sjell përforcime adekuate dhe shpresojmë në rezultate të mire gjatë kampionatit” tha Sadik Ferati trajner i KV Liria të Zherovjaniot

Skuadra e tretë tetovar KV “Univerziteti i TetovëS” me kohë ka filluar përgatitjet, krahas ndeshjeve kontrolluese ka marr pjesë edhe në Ligën ballkanikke që u zhvillua në Bursa të Turqisë.

Edhe në kampionatin e ri favorit kryesor pë titullin kampion mbetet klubi i volejbollit Strumica

Lexo gjithashtu
Total
0
Share