Volejboll: Nesër derbi i javës së katërt UGD Shtipi – Liria

Arben Dunisha- Të gjithë së bashku jemi të motivuar për të triumfuar

 Me ndeshjen  UGD Shtip – Liria e Zherovjanit që zhvillohet të hënën me fillim në ora 20:00,  do të kompletohet  java  e katërt e  kampionatit të volejbollit në kategorinë e meshkujve.  Ekipi nga  Zherovjani  është optimiste e se edhe  nga  Shtipi mund të kthehen  me  fitore . Në prag të ndeshjes së  nesërme , zëvendës trajneri  Arben Dunisha për Klan Maqedoni, deklaroi:

Ekipi i Lirisë së Zherovjanit ngadalë është duke u konsoliduar dhe djemtë po bëjnë përpjekje maksimale që në fushë të tregohen të suksesshëm. Të gjithë së bashku jemi të motivuar për të triumfuar , pa dallim, a luajmë si vendas apo mysafir dhe pres që ashtu si e filluam kampionatin ashtu edhe të vazhdojmë me fitore”.

Në ndeshjen  hapëse  të javës së katërt  ekipi i Universitetit të Tetovës  nga  Strumica  u kthye  kryelartë pasi  ka shënuar  fitore 3-0 kundër ekipit Makedonija Xhio.

 Shkëndija  në ndeshjen me  kampionin në fuqi ekipin e Strumicës mbrëmë në sallën e gjimnazit, ka pësuar   humbje 0-3. Ndërsa në ndeshjet tjera  që u zhvilluan mbrëmë fitore kanë shënuar  edhe  Rabotniçki kundër Sushevës, Boreci kundër Vardarit  dhe Vesna Probishtip kundër Janta Volej .

Java e katërt, rezultatet: :

Makedoinija Xhio – Universiteti i Tetovës  0-3

Shkëndija – Strumica   0-3

Rabotniçki – Susheva, 3-2

Boreci – Vardari   3-0

Vesna Probishtip – Janta Volej.  3-0

UGD Shtipi – KV Liria të hënën   /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share