Volejboll: Ndërpritet super derbi Strumica Nikob – Shkëndija

Ndeshja derbi e javës së katërt ndërmjet ekipit të Strumica Nikob dhe Shkëndijës së Tetovës, e zhvilluar në sallën e sportit “Park” në Strumicë, është ndërprerë në setin e tretë me rezultatin 6:4 për ekipin tetovar. Në reagimin e klubit të volejbollit Shkëndija, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, thuhet:

“Ekipi ynë kthehet nga Strumica pa epilog të ndeshjes për shkak të sulmeve ndaj ekipit tonë dhe mos organizimi i rregullt i ndeshjes ku në sallën sportive Park nuk pati forca policore për ruajtjen e rendit. Shkaku i kësaj, ekipi mori vendimin që në fillimet e setit të tretë të largohet nga fusha shkaku i lojtarëve vendas, delegatit, që po ashtu është pjesë e kryesisë së ekipit nikoqir dhe publikut! Ankesat janë dërguar në organet kompetente të federatës të cilët duhet ta sjellin vendimin për epilogun e ndeshjes.”

Përgatiti Shaban Sinani, Klan Macedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share