Me ndeshjet e javës së parë, të shtunën më 21 tetor, zyrtarisht nis sezoni i ri 20023/2024 kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe at të femrave.
Në kampionatin e ri në kategorinë e meshkujve do të garojnë 12 skuadra dhe atë: Rabotniçki Shkup, UGD Shtip, Liria, Susheva, Vardari, Universiteti i Tetovës, Strumica, Janta Volej, Shkëndija, Makedonija Xhio, Boreci dhe Vesna Probishhtip.
Sipas shortit të hedhur ditë më parë në Federatën e Volejbollit të Maqedonisë së veriut, në xhiron e parë të shtunën më 21 tetor, takohen:
Rabotniçki – Vesna Probishtip
UGD Shtip – Boreci
Liria – Makedonija Xhio
Susheva – Shkëndija
Vardari – Janta Volej
Universiteti i Tetovës – Strumica
Në Ligën e Parë, në kategorinë e vajzave në kampionatin e ri 2023/2024, do të garojnë tetë ekipe dhe atë: Vardari EM, Strumica Vajzat, Vardari Vajzat, Mlladosti UGD, Rabotniçki Vajzat, Nakovski Volej, Fit Fan Volej dhe Janta Volej.
Në xhiron e parë të kampionatit të ri 2023/2024 që zhvillohet më 21 tetor, takohen:
Vardari EM- Janta Volej
Strumica Vajzat – Fit Fan Volej
Vardari Vajzat- Nakovski Volej
Mladosti UGD – Rabotniçki Vajzat
Në Ligën e dytë në kategorinë e vajzave në sezonin e ri 2023/2024, do të garojnë dhjetë ekipe, sa vijon: Pelisteri Volej, Uskana Volej, Universiteti Tetovës, Gazela Volej, Bamikor, Viktori Volej, Kumanova, Forca Volej, Makedonija Maks dhe Flamingo Volej.
Në xhiron e parë më 21 tetor (e shtunë), takohen:
Pelisteri Volej – Flamingo Volej
Uskana Volej – Makedonija Maks
Universiteti i Tetovës – Forca Volej
Gazela Volej – Kumanova
Bamikori – Viktoria Volej
/KlanMacedonia/