Duke filluar nga dita e sotme, të shtunën dhe të hënën në program janë ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve
Sipari i xhiros së katërt hapet sot, me ndeshjen që do të zhvillohet në Strumicë mes Makedonija Xhio dhe Universiteti i Tetovës. Në këtë ndeshje sipas të gjitha gjasave skuadra e studntëve tetovar është favorite, këtë për KlanMaqedoni e deklaroi edhe kapiteni Hamza Veseli
“Udhëtojmë në Strumicë me bindje të forte se do të kthehemi me tre pike që janë shumë të rëndësishme për ne. Ekipi tanimë ka hyrë në formën garuese prandej jemi njëqind për qindë të sigurtë në fitorenë tone” tha ai
Ndeshja Makedonia Xhio – Universiteti i Tetovës, zhvillohet sot në sallën e sporteve “Goce Dellçev” në Vasilevo, me fillim në orën 19:30.
Të shtunën, në sallën e sportit te gjimnazi i Tetovës, me fillim në orën 16:00, zhvillohet derbi mes ekipit Shkëndija dhe kampionit të vendit Strumica.
Po të shtunën zhvillohen edhe ndeshjet Rabotniçki – Susheva, Boreci – Vardari dhe Vesna Probishtip – Janta Volej. Të hënën me fillim në orën 20:00, do të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së katërt mes ekipeve UGD Shtipi – KV Liria. /KlanMacedonia