Volejboll: KV Shkëndija (F) shënoi 30 vjetorin e themelimit

NISA ISMAILI – LINDI NË VITET 91-92 DHE JETOI PËR TË MOS VDEKUR KURRË

Me një manifestim solemn që u mbajtë në sallën e sportit te Gjimnazi i Tetovës u shënua 30 vjetori i themelimit të klubit të volejbollit “Shkëndija”. Të pranishme  ishin  lojtaret nga gjenerata e pare e dytë dha  ajo e treta të cilat  zhvilluan një ndeshje reviale mes veti që e drejtuan  trajnerë e parë Nmikqemal Mustafa dhe ndihmësi I tij Taxhedin Saliu.

Më 27 gusht të vitit 1991 në Kafeterinë “Demos”, u rithemelua klubi i volejbollit “Shkëndija” në të dy kategoritë, të femrave dhe meshkujve. Kryetar i klubit u zgjodh Yzeir Yzeiri, ndërsa trajner i parë të elkipit të vajzave ishte Namikqemal Mustafa. Fjalën e rastit në emër të tri gjeneratave të vajzave në këtë manifestim jubilar e mbajti ish volejbollistja Nisa Zeqiri-Ismaili

Shkëndija lindi në vitet 91-92 dhe jetoi për të mos vdekur kurrë. Udhëtoi mes sakrificave, emocioneve, dashurisë, punës, e asnjëherë e mposhtur nga mungesat e mundshme. Në emër të të gjitha gjeneratave, shprehim mirënjohjet dhe falënderimet tona më të sinqerta të gjithë atyre që ja zgjatën dorën Shkëndisë, sa herë që ajo kishte nevojë” – tha Nisa Ismaili – ish vojebolliste.

Trajneri Namikqemal Mustafa i emocionuar me këtë ditë shënuar theksoi se ekipi  i vajzave gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare  ka marrë pjesë në 24 kampionate dhe fanellën me emblemën e klubit e kanë veshur afro 100 lojtare.

Shumë emocione, tepër, Jam falënderuesit për të gjithë mysafirët që janë sot në palestrën tonë. Tri dekada nuk janë pak dhe nuk janë shumë por duhet ta dim se nuk do të mbaroje por duhet të vazhdoje me  dekadat në vazhdim. Pikë së pari duhet ti falënderojë  vajzat, ato janë ato që punuan, ato janë ato që  humbën djersë në këtë palestër”- deklaroi Namikqemal Mustafa – ish trajner i KV Shkëndija.

Njëra ndër volejbollistet më të mira në periudhën 30 vjeçare të klubit Fatmire Isaku në emër të të gjitha lojtareve dhuroi një pllaket trajnerit Namikqemal Mustafa duke  i uruar edhe pensionimin. Mirërnjohje  iu ndan edhe disa lojtareve të gjeneratës së parë, ndihmës trajnerit Taxhediun Saliut, ata që e kanë përkrahur  klubin si dhe gazetarit të KlanMaqedoni, Shaban Sinani.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share