Volejboll: Kampionati i ri 2023/2024 fillon më 14 tetor

Kampionati i ri volejbollit  2023/2024, në volejboll  në kategorinë e meshkujve dhe  ato të femrave  do të starton më 14 tetor.  Sipas njoftimit  zyrtar  nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e meshkujve  pjesëmarrjen e vetë në kampionatin e ri e kanë konfirmuar 12 ekipe, në kategorinë e femrave  në Ligën e pare të volejbollit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar  8 ekipe, ndërsa në Ligën e dytë të volejbollit për femra pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar 10-të  ekipe. Gjithashtu  ekipet  e  Ligës së pare në të dyja  kategoritë kanë konfirmuar edhe pjesëmarrjen me kategoritë  e reja.

 Sa i përket tri skuadrave  shqiptare në Ligën e parë në kategorinë e meshkujve KV Universiteti i Tetovës, KV Shkëndija dhe KV Liria, kanë konfirmuar se me kohë kanë  filluar përgatitjet për sezonin e ri , kanë sjellë freskime në ekipe  dhe të përgatitur do të nisin garat kampionate

Ekipet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në sezonin e ri 2023/2024

Në kategorinë e meshkujve në kampionatin e ri 2023/24, do garojnë: KV Shkëndija, KV Liria, Universiteti i Tetovës, KV Strumica, KV Makedonija Xhio, KV Vesna Probishtip, KV Janta Volej, KV Rabotniçki. KV Susheva, KV Boreci, KV Vardari dhe KV Shtipi

Në kategorinë e vajzave  në Ligën e parë, do të garojnë këto ekipe: KV Fit Fan Volej, KV Nakovski Volej, KV Vardari EM, KV Mladost UGD, KV Janta Volej, KV Vardari Vajzat dhe KV Strumica Vajzat.

Në kategorinë e vajzave  në Ligën e dytë  do të garojnë këto 10-të ekipe: KV Universiteti I Tetovës, KV Bamikor, KV Gazeli Volej, KV Viktori Volej, KV Uskana, KV Flamengo Volej, KV Forca Volej, KV Kumanova dhe KV Makedonija Maks./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share