Volejboll: Kampionati i ri 2022-23 fillon më 15 tetor

NË KATEGORINË E MESHKUJVE DO TË GAROJNË 11 EKIPE

Kampionati 20220/2023 në Ligën e Parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve sipas orarit të Federatës së Volejbollit  të Maqedonisë Veriut si gjithmon duhet të starton në javën e dytë të tetorit apo më datën 15 Tetor dhe në te do të garojnë 11-të ekipe.

Trajneri i skuadrës së Shkëndijës, Durim Luma për Klan Maqedoni tha se ekipi i tij me përgatitje ka filluar nga 5 shtatori dhe ka angazhuar tre përforcime cilësore Shkëlqim Ismaili dhe Ergon Tara nga Kosova dhe Hamdi Ben Taleb nga Tunizia.

Në kampionatin 2022/23, klubi i volejbollit Shkëndija, në bashkëpunim me sponsorin gjeneral i ka bërë të gjitha parapërgatitjet, për të startuar në sezonin e ri sa më mire ashtu siç i ka hije. Ne me përgatitje kemi filluar nga 5 shtatori, rregullisht ushtrojmë për çdo ditë gjatë javës. Pra, pesë here në javë dhe në disa raste edhe të shtunën dhe të dielën” – tha Durim Luma.

Edhe skuadra tjetër tetovare Universiteti i Tetovës me kohë i ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, këtë e pohoi drejtori sportiv dhe kapiteni i ekipit Hamza Veseli.

Ne i kemi filluar përgatitjet diku nga java e dytë e shtatorit. Këtë vit besoj se fillimisht do ta nisim kryesisht me forcat tona, gjegjësisht talentë të ri të klubit, por edhe me angazhimin e një apo dy lojtarëve nga jashtë” – tha Hamza Veseli.

Në një situatë të ngjajshme është edhe ekipi Liria e Zherovjanit, që është duke punuar në kushte të vështira pasi salla sportive në këtë vendbanim është dëmtuar dhe nuk ka kushte për punë. Liria deri më tani ka angazhuar tre perforcime. Igor Dimkovski,  Filip Blazhevski dhe Gjoko Maxhirov.  Në sezonin e ri pjesë e ligës nuk do të jenë Vardari dhe Dibra Voley. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share