Strumica Nikob – Shkëndija 2-3 (18-25, 25-17, 25-21, 19-25 dhe 15-13)
Shkëndija bëri hapin e pare drejt arritjes së qëllimit pë të fituara titullin e dytë kampion i Mqedonsë Veriut. Skuadra kuqezi nga Tetova me një të shkëlqyeshme sheënoi fitore kundër kampionit në fuqi ekipi Strumica Nikob me rezultatin 3-2 në sete 18-25, 25-17, 25-21, 19-25 dhe 15-13. Pass përfundimit të ndeshjes derbi, trajner Durim Luma pë faqen e TV Klan Maqedoni, deklaroi
“Une edhe në deklaratën për televizionin tuaj thash se e gjithë fazën përgatitore ia kushtuam pikërishtë kësaj ndeshja dhe ia arritëm qëllimit që të mposhtim Strumicën në cilësinë e mysafirit. Tani edhe më tepër rritet optimizmi ynë për sukseset e radhës. Unë uroj të gjithë lojtarët tanë të cilë ishin në nivelin e detyrës që u dakorduam para ndeshjes edhe pse realisht neve dusheshte te fitojmë më bindshëm 3-1. Vazhdojmë rrugëtimin tonë drejtë titullit të dytë kampion” tha trajneri Durim Luma.
Në sallë e sporteve “Park”në Strumicë për të ndjekur ndeshjen derbi Strumica Nikob – Shklëndija kshte vetë një numër i vogël i tifozëve të cilët në momente edhe ofendonin por që nuk ndikuan në lojën e mire të volejbollistëve tetovar. Shkëndija gjatë kësaj jave do të ketë dy takime me Rabotniçkit, të parën ditën e mërkurë përballemi për Kupën republikane, ndërsa të shtunën po me Rabotniçkin përballen në kuadë të xhiros së tretë të fazës së Play Off-it.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/