Në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 10-të të sezonit vjeshtor, ku skuadrat favorite vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive.
Fitore sipas planit ka shënuar skuadra e Zherovjanit, Liria e cila pothuajse me gjysmë force mundi Janta Volejn 3-0 në sete 25-12, 25-10 dhe 25 -17.
“Ishte kjo fitorja e tetë sezonale për ekipin tonë me çka edhe kemi siguruar pjesëmarrjen në fazën e play off-it që paraqet një sukses të veçantë pasi jemi në mesin e gjashtë skuadrave më të mirë në këtë kampionat. Në javën e 11-të dhe të fundit në sezonin vjeshtor përballemi me ekipin e Shkëndijës”, tha trajneri Sadik Ferati.
Fitore të sigurt ka shënuar edhe skuadra studentore Universiteti i Tetovës në cilësinë e mysafirit kundër Vardarit në Shkup me rezultatin maksimal 3-0.
Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe kampioni në fuqi Strumica 3-0,në përballjen me Sushevën, ndërsa Vesna Probishtip ka shënuar fitore 3-1 në sete kundër Borecit të Velesit.
Tabelën e kryeson Strumiva me pikët maksimale
Rezultatet e javës së 10-të
Liria – Janta Volej 3-0
Vesna Probishtip – Boreci 3-1
Vardari – Universiteti I Tetovës 0-3
Susheva – Strumica 0-3
Rabotniçki i lirë /KlanMacedonia/