Vogëlushi sirian i bllokuar nën rrënoja, shpëtimtarët i japin ujë me tapën e shishes (VIDEO)

Teksa numri i viktimave fatkeqësisht vjen e rritet, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat në Turqi e Sirinë veriore.

Të vështira e të dhimbshme janë momentet kur njerëzit kanë ngecur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i fuqishëm dhe anëtarë të ekipit mundohen t’u japin shpresë se do t’i shpëtojnë pa asnjë lëndim.

Një djalë 2 vjeçar sirian i quajtur Muhammed është bllokuar nën rrënoja për 45 orë në Hatay. Në videon që mediat e huaja kanë publikuar shihet se si vogëlushit po i japin ujë me një tapë shisheje. Mohummad u nxorr nga rrënojat me shëndet të plotë pas shumë përpjekjeve./tvklan.al

https://twitter.com/ekrem_imamoglu/status/1623067070114983945

Lexo gjithashtu
Total
0
Share