Vodhi para në një Xhami në Bit Pazar, arrestohet shtetasi nga Kosova

Një 37-vjeçar shtetas i Kosovës dyshohet se ka vjedhur para nga një xhami në Shkup ku edhe është arrestuar, pëcjellē Klan M.

“Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se dje në orën 20:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarëve policorë të Njësitit policor për intervenim të SPB-së Shkup ka privuar nga liria N.R. (37) nga Kosova, për shkak të dyshimit se më datë 29.07.2023 rreth orës 10:00 në Xhaminë e Bit Pazarit ka marrë para me dhunë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kallëzimi përkatës penal do t’i dërgohet organeve përkatëse” – thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share