Mediat polake publikuan një lajm për gjyqtarët Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, të cilët u arrestuan për vjedhjen e shenjave të trafikut mbrëmë.
Kjo dyshe arbitrash duhej të ishte sonte në dhomën e VAR-it në ndeshjen e Dynamo Kyivit dhe Rangers në kualifikueset e Ligës së Kampionëve (ndeshja po luhet në Lubin të Polonisë), por nuk do të jenë aty pas skandalit.
Policia arrestoi shpejt tre persona. Është e qartë se të tre ishin nën efektin e alkoolit. Musial kishte një nivel të alkoolit në gjak prej 1.8 dhe Frankowski kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.7.
“Rreth orës 1:40 pas mesnate kemi marrë njoftim se tre persona mbanin sinjalistikë në rrugë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të gjithë të arrestuarit kishin mbi 1.5 promijë alkool në gjak”, njoftoi policia polake. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.
UEFA do të dërgojë në dhomën e VAR dyshen polake Tomasz Kwiatowski – Pawel Malec në vend të të dyve. /Telegrafi/