Nga VMRO-DPMNE-ja sot kanë akuzuar kreun e MPB-së, Oliver Spasovskin për mosveprim. Nga VMRO pretendojnë se për deri sa policia nuk angazhohet për gjetjen e Naim Samiut, njësiti special “Tigrat” ka shkaktuar incident në një kafene në Belimbegovë.
“Në vend që Spasovski të drejtojë të gjitha forcat që ka në dispozicion, në kërkim të djalit të arratisur të komandant Bacit nga UÇK-ja, Naim Samiut, policët ulen lirshëm nëpër kafene dhe bëjnë incidente, në të cilat nxirren edhe armët. Pjesëtarët e forcave speciale të policisë – “Tigrat”, në një lokal në Belimbegovë të Shkupit, kanë nxjerrur armët, sipas mediave, ndaj grave shtatzëna, kanë nisur përleshje me burrin e gruas shtatzënë dhe ngjarja ka pasoja. E gjithë kjo është denoncuar dhe për të gjitha këto, në stacion të policisë ka procesverbal! “Me datë 23.12.2023, nga një qytetar anonim është raportuar se në një objekt hoteliere në lagjen Belimbegovë, një punonjës policie nga NJSA “Tigrat” ia ka drejtuar armën një gruaje shtatzënë dhe gruas së kumbarit të saj, pas çka ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, dhe ka pasur edhe të lënduar, po ashtu, raportuesi është thirrur nga numra të ndryshëm për ta pyetur se pse e ka raportuar incidentin. Raportuesi dhe bashkëshortja e tij kanë shkuar në S.P. Gazi Babë për të denoncuar ngjarjen me dokumentacion dhe incizime mjekësore dhe” thuhet në informacionet e policisë deri tek të cilat kishin arritën mediumet.
Në ndërkohë, Spasovski nuk ka zbardhur asnjë të shtënë në Shkup, seri konfrontimesh kriminale, kidnapime dhe vrasje, arratisje nga paraburgimi dhe burgimi. Udhëheqja e këtillë e policisë, që duhet të jetë shembull për të gjithë qytetarët, është turp për shtetin. Po vjen koha kur do të rikthehet kredibiliteti i policisë, në mënyrë që qytetarët të jenë të sigurt”, thuhet në reagimin e plotë të VMRO-DPMNE-së.