VMRO: Shpenzimet minimale mbi 46.000 denarë, paga minimale 22.500 denarë – Maqedonia e fundit në rajon

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin për politika të gabuara ekonomike. Nga partia e Mickoskit thonë se Maqedonia e Veriut është e fundit në rajon në rritje ekonomike që nga viti 2017.

“Vlera e shportës minimale sindikale, për mbijetesën e një familjeje 4 anëtarëshe gjatë muajit tetor 2023, ishte 46.198 denarë. LSD-ja mburret me pagë minimale prej 22.500 denarë, që është gjysma e kostos reale të jetesës. Në 7 vitet e qeverisjes së SDS-së, Maqedonia mbeti prapa të gjitha vendeve të rajonit, të gjitha vendet që ishin pas nesh tani janë para nesh. Në periudhën 2017-2023, rritja e PBV-së për kokë banori në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit është 50%, e në disa vende, edhe mbi këtë. Gjegjësisht, përderisa në Maqedoni ekonomia u rrit për 20%, në BeH u rrit për 42%. Ndërsa Maqedonia ka një rritje prej vetëm 20%, në Serbi rritja është 50%. Dhe për të njëjtën periudhë në Bullgari BPV-ja për kokë banori u rrit me 64%. Shqipëria ka gjithashtu më shumë se dyfishin e rritjes së Maqedonisë, ku PBV-ja për kokë banori në periudhën 2017-2022 u rrit me 52%. Në vitin 2017 Maqedonia kishte PBV për kokë banori më të lartë se Shqipëria dhe BeH, tani të dyja vendet që ishin pas nesh, na kanë kaluar, ndërsa Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi janë akoma më shumë përpara nesh”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share