Në fund të karrierës së tij politike, Ali Ahmeti do të mbahet mend si njeriu i zhytur në krim dhe korrupsion, përfshirë edhe familjen e tij – thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, përcjell KlanM. Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski për heshtje ndaj rasteve të fundit, që përfshijnë anëtarët e familjes Ahmeti në biznese milionëshe.
“Vetë Ali Ahmeti është i vetëdijshëm se karrierës së tij politike po i vjen fundi, dhe do të mbahet mend nga populli, se përveç faktit që e bëri BDI-në organizatë kriminale, por edhe pse e përfshiu familjen e tij në këto afera të zeza, dhe disa nga shembujt e shumtë janë djali i tij Shkumbin dhe nipërit e tij, Drini dhe Besiani. Nipi Drini blen pallate 30 milionë euro, nipi tjetër Besiani emërohet nga i dëgjueshmi i Ahmetit, ministri Osmani, sekretar i parë në ambasadën në Bruksel, duke kërcyer 3 vende më lart në hierarkinë administrative. Për të qenë fundi edhe më i thellë, këta të dy së bashku me djalin e Ali Ahmetit, Shkumbinin, do të ndërtojnë një central të përbashkët fotovoltaik prej 60 megavat-orëshe, i cili do të jetë në partneritet publiko-privat me shtetin”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia