VMRO: Qeveria ikën nga zgjedhjet dhe referendumi, qeveria ikën nga populli

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Qeveria ikën nga zgjedhjet dhe referendui, qeveria ikën nga populli.

Sipas tyre Kovaçevski e di se populli është kundër bullgarizimit që ai po e shtyn dhe prandaj ikën nga ballafaqimi si në zgjedhje ashtu edhe në referendum.

Nga atje shtojnë se atij i intereson vetëm karrigia e tij dhe si të qëndrojë një ditë më gjatë në pushtet.

Referendumi është mënyra më e mirë për të dëgjuar opinionin e popullit shtojnë në mes tjerash nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Qeveria nuk duhet të lërë peng gjithë popullin, identitetin, historinë dhe gjuhën. Integrimi në BE duhet të bëhet me kritere dinjitoze, siç ka qenë praktikë me të gjitha shtetet që janë anëtarësuar deri tani. Maqedonia dhe populli maqedonas nuk duhet të diskriminohen dhe asimilohen në atë proces thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share