VMRO pyet Grubin: A e bëre Maqedoninë partnere biznesi me mafiozin bullgar

Stoilkovski: Mafiozi bullgar ka pasur lidhje me Prigozhinin

A e ka bërë Artan Grubi Maqedoninë partnere biznesi me një mafioz bullgar që është pjesë e procedimit penal, i cili është në paraburgim!? – pyesin sot nga VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski në konferencën e sotme për me nënshkrimin e Grubit, është mundësuar krijimin i tre kompanive të reja të lojërave të fatit.

“A ka lejuar Grubi me nënshkrim të Qeverisë hyrje të bixhozxhinjëve të Çerepit, Vasil Boskov, në paraburigim në Bullgari. Informatat e fundit të 28 gushtit thonë se Prokuroria Publike e Bullgarisë ka pasur dhe ka theksuar fakte se Boshkov, Çerepi, ka pasur marrëveshje dhe relacione me Evgenij Prigozhin nga Rusia për hapjen e kazinove në Krime!?”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Stoilkovski pyet po ashtu nëse marrëveshja është bërë para se të shpallet thirrja e Llotarisë shtetërore më 11 shtator.

“Maqedonia nuk ka para për barna, Maqedonia nuk ka para për tekste shkollore, Maqedonia fundoset në varfëri dhe po vendosen tatime të reja, ndërsa Qeveria e BDI-së dhe LSD-së merren me bixhoz, me licenca të reja për bixhoz, me partneritete të mundshme me mafian bullgare dhe me furnizimin e aparateve të reja për bixhoz”, thotë Stoilkovski

Me vendimin e ri të qeverisë mund të krijohen edhe tre kompani tjera për organizim të lojërave të fatit online. Ditë më parë Lotaria Shtetërore reagoi ndaj këtij vendimi, duke thënë se, në përputhje me ligjin, ata janë e vetmja kompani tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut ështe themeluesja ose aksionari me 51% të principalit bazë./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share