VMRO DPMNE sot ka publikuar të dhëna për keqëpërdorime të bëra në ndërmarjen MEPSO gjatë pushtetit LSDM BDI. Sipas tyre kjjo kompani në vend se të meret me veprimtarin e sdaj bazë është shëndrruar në kompani për sponzorimin e klubeve sportive me cka janë keqëpërdorur mjetet e qytetarëve. Sot dhe nesër VMRO DPMNE ka paralajmëruar se do të publikojn të dhëna se pse sektori energjetik në Maqedoni është në fund dhe si dhe në çfarë mënyre janë shpenzuar paratë shtetërore aty ku nuk ka qenë e nevojshme, tha deputetja Marija Miteva në konferencën e sotme për media.
“Në emër të donacioneve dhe sponsorizimeve, SHA MEPSO, sipas planit dhe analizës për vitin 2024, ka paraparë gjithsej 12.300.000 denarë, dhe ka shpenzuar, përkatësisht ka dhuruar dhe sponsorizuar 22.712.500 denarë. Donacionet dhe sponsorizimet janë si në vijim: Fitnes klubi Dinamik Shkup ka marrë 200.000,00 denarë? Pse dhe cila është lidhja e kompetencës së MEPSO-s me donacionet dhe sponsorizimet e një klubi fitnesi? Po ashtu, donacion prej 100.000 denarë për Shoqatën Stomatologjike të Maqedonisë MSD Shkup. Si, pse dhe cila është baza për këtë donacion? Cili është përfitimi social i këtij donacioni? Dhurues apo sponsorizim është edhe Shkendija-Haraçinë me pagesë më 08.03.2024 në shumë prej 300.000 denarë. A i ka marrë menaxhmenti i AD MEPSO biletat në kuti për të parë ndeshjen për të gjithë sezonin e këtij klubi? Apo sërish te KK Bashkim? Sepse për këtë klub në muajin mars të këtij viti janë ndarë mjete në vlerë prej 250.000 denarë? Të nderuar Zotërinj, këto janë veprat e lëna pas SDS dhe BDI. Shpenzimet pa metodë, pa synim dhe plan, prandaj Maqedonia është në këtë fund” – tha Miteva.