Partia më e madhe opzitare në vend VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim për media edhe njëherë fton qytetarët që të marrin pjesë sot në protewstën me moton ULTIMATUM – JO, FALEMINDERIT. Nga atje theksojnë se VMRO nuk do të mbështes asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë.
Populli i thotë JO bullgarizimit, VMRO-DPMNE është digë për ndryshimin e Kushtetutës dhe pengon asimilimin e popullit thuhet në komunikatën e VMRO-së.
Kovaçevski dërgon një njoftim në kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin.
VMRO-DPMNE është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë.
Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm konfirmon se është i gatshëm për çdo gjë, vetëm për pushtet të zhveshur, madje edhe për të poshtëruar vendin e tij dhe për të rrezikuar pozitat e tij.
VMRO fton të gjithë qytetarët që të dalin sot në orën 12 para Kuvendit dhe të thonë ULTIMATUM – JO, FALEMINDERIT./KlanMacedonia/