VMRO: Nëse s`ka zgjedhje, do të ketë bllokim të tërësishëm të institucioneve

PARTITË E KOALICIONIT QEVERITAR: ZGJEDHJET NUK JANË ZGJIDHJE

Opozita maqedonase vazhdon të insistojë në kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në pres konferencën e sotme për media, zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Dimçe Arsovski përsëriti se, zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme dhe duhet të ndodhin sa më shpejtë, në të kundërtën, ai paralajmëroi se do të ketë bllokadë të tërësishme të institucioneve.

“Nëse edhe më tej vazhdojnë ta injorojnë nevojën për zgjedhje të cilat i kërkon VMRO – DPMNE, opozita dhe qytetarët, ne do të jemi të detyruar siç paralajmëruam dhe siç thamë, t’i qasemi bllokadës së tërësishme të institucioneve, rrugëve, gjithë shtetit, që përfundimisht të realizohet qëllimit të cilin e duan të gjithë në këtë shtet përpos pushtetit, ndërsa ajo është zgjedhje të parakohshme parlamentare”ka deklaruar Dimçe Arsovski nga opozitarja VMRO-DPMNE

Nga ana tjetër, partitë në pushtet vlerësojnë se gjatë kësaj periudhe, presin nga të gjitha partitë politike përgjegjësi, punë dhe përkushtim në tejkalimin e pasojave nga krizat globale.

“Është e qartë porosia e qytetarëve drejtuar Mickoskit: nuk duan bllokada dhe obstruksioneve por presin përgjegjësi nga të gjitha partitë. Qytetarët janë kundër bllokadave dhe destruksioneve dhe presin zgjidhje për problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike botërore”, ka deklaruar deputeti i LSDM-së Marin Kostovski

Ndërkohë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi dje se, zgjedhjet nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje. Sipas tij, vendit i duhet mobilizim dhe organizim më i mirë se si të ballafaqohemi me krizat dhe se si t’i menaxhojmë ato.

“Zgjedhje në këtë situatë nuk ofrojnë zgjidhje. Përpara nesh ka një mision shumë më fisnik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Cili është misioni!? Ne duhet t’i fillojmë negociatat për anëtarësimin evropian. Përpara ne janë projekte të rëndësisë së veçantë, jo vetëm politike, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, ka deklaruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti

Sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim, Ahmeti shtoi se është optimist se ajo do të ndodhë deri në fund të qershorit, do të gjendet zgjidhje për hapje të negociatave, marrë parasysh angazhimin e aleatëve dhe partnerëve të vendit, përfshirë këtu edhe lehtësimin e ndërmarrë nga presidenti francez, Emanuel Makron./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share