VMRO DPMNE porosit Lidhjen Socialdemokrate të pastrohet nga krimet dhe të reformohet, e më pas të pranojë atë që e ka ofruar kryeministri Hristijan Mickoski. Thirrje e till nga partia në pushtet vjen pasi dje Kryeministri Mickoski shpalli dhjetë parime rreth të cilave sipas tij duhet bashkimi dhe kohezioni I të gjithë faktorëve në shoqëri e jo vetëm I disa paritve në opozitë.
“Këto janë partimet për unifikim: drejtësi dhe shtet ligjor, fundi i partizimit të shoqërisë, fundi i konflikteve etnike dhe kërkesave megalomane pas të cilave fshihen interesat fitimprurëse, për të mbrojtur dhe përmirësuar standardin e qytetarëve, shoqëri e drejtë, arsim i fortë, përmbushja e qëllimit strategjik për anëtarësim në BE, bashkimi kombëtar dhe shtetëror, lufta kundër emigrimit, ndërtimi i patriotizmit të përbashkët” – thonë nga VMRO.
Mesazhet protokollare për bashkim, fatkeqësisht nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e VMRO-DPMNE dhe as me politikat që ka praktikuar në këta dy muaj, ishte ky reagimi I menjëhershem nga LSDM-së, nga ku thonë që pothuajse në 10 pikat e platformës së pretenduar janë krejtësisht e kundërta e synimeve dhe politikave të partisë në pushtet.
“Thirrjet për dekriminalizimin e opozitës janë një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar skandalet e tyre në të cilat po zhytet Mickoski. Përveç foltores partiake për mbjellje të gënjeshtrave dhe skandaleve të sajuara kundër opozitës, Mickoski nuk arriti të dëshmojë asnjë kriminalizim. Por vërtetoi se ai çdo ditë kriminalizon, partizanizon dhe keqpërdor shtetin. Mickoski në mëngjes thotë se duhet t’u jepet fund temave etnike dhe polarizimit, ndërsa pasdite VMRO-DPMNE nxit tensione etnike, krijon konspiracione për destabilizim, krijon imazh të destabilitetit ndëretnik” – thonë nga LSDM.
Nga LSDM-, akuzojnë se Mickoski bënë gjithçka në drejtim të kundërt të integrimit duke mos pasur interes për vazhdimin e negociatave me BE-në. Sipas kësaj partie, mesazhet e zbrazëta me të cilat Mickoskidëshiron të shtiret si konstruktivitet tashmë janë lexuar. Nga LSDM shtojnë se VMRO-DPMNE nuk ka as plan e as propozim konkret për bashkim. /tvklan.mk/