VMRO: Kushtetuta mund të interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në konferencën për media tha se iniciativa për referendum nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se interpretimi i Kushtetutës është përgjegjësi e Gjykatës Kushtetuese.

Talat Xhaferi ka pasur shumë role në të kaluarën, ndërsa sot në mënyrë të kundërligjshme ka shtuar rolin e gjyqtarit kushtetues. Interpretimi i Kushtetutës është përgjegjësi vetëm e Gjykatës Kushtetuese.
Referendumi për anulimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Neni 24 i Ligjit për Referendumin mundëson referendum edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, deklaroi deputetja nga rradhet e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.

Kujtojmë që më herët Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka hedhur poshtë nismën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Xhafeir në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën ku nisma bie ndesh me nenin 118 dhe 8 të Kushtetutës.

VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi nismën në Kuvend të premten./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share