Partia opozitare në vend VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë pasi sipas tyre kjo Qeveri antimaqedonase e ka varfëruar popullin, shportën konsumatore nuk e mbulojnë dy paga minimale, produktet themelore më të shtrejta edhe për 50 për qind.
Nga atje thonë se shporta konsumatore është 47 mijë denarë. Paga minimale është 18 mijë denarë, dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme që të mbulohet muaji.
Shportën konsumatore nuk mund ta mbulojë asnjë pagë mesatare dhe një minimale. E tërë kjo është për shkak të inflacionit të cilin qeveria nuk mund ta parandalojë me asgjë shprehen nga VMRO.
Për shkak të krimit të qeverisë, e cila nuk punon për popullin, por për vete, 500.000 bashkëqytetarë tanë jetojnë me nga 150 denarë në ditë. Të gjithë ata janë në prag të varfërisë.
Populli vuan sepse Qeveria e LSD antimaqedonase nuk punon, por bën krim thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE së.
Gjithashtu ata theksojnë se gjendja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të përkeqsohet nga vjeshta me fillimin e sezonit të ngrohjes dhe rritjes së faturave të energjisë eleltrike./KLanMacedonia/.