VMRO: Kjo qeveri i ka detyruar njerëzit të largohen nga vendi

Publikimi i të dhënëva për popullsinë rezidente dhe jorezidente në vend, nga Enti Shtetëror për Statistika, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti, akuzojnë pushtetin LSDM-BDI për shpërnguljen masive të qytetarëve jashtë vendit.

“Është shumë. Vetëm për një vit krimi i LSDM-së dhe BDI-së shpërnguli më shumë se 130 mijë njerëz. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni në vitin 2021 numri i popullatës aktive ishte 943.004 persona, nga të cilët 795.087 persona janë të regjistruar si të punësuar dhe 147.917 si të papunë. I njëjti institucion, për tremujorin e parë të vitit 2022 del me të dhëna se në vend janë 811.197 popullsi aktive, nga të cilat 691.498 janë të punësuar dhe 119.699 të papunë. Për një vit nga Maqedonia emigruan shumë njerëz të aftë për punë. Sipas të dhënave, nga viti 2021 deri në tremujorin e parë të vitit 2022, nga Maqedonia kanë emigruar mbi 130.000 persona, prej të cilëve mbi 100.000 janë punësuar dhe janë larguar nga puna, ndërsa 30.000 janë të papunësuar. Këto shifra të publikuara nga institucioni që duhet të kujdeset për statistikat në vend janë fatale. Sipas këtyre shifrave, LSDM dhe BDI janë një kombinim apokaliptik për Maqedoninë”, thuhet në njoftim.

VMRO-DPMNE thotë se politika e pushtetit nuk ka zvogëluar papunësinë në vend, por ua ka mundësuar njerëzve që të largohen nga Maqedonia sepse në shtet nuk ka kushte të mjaftueshme për te jetuar siç duhet.

“Nëse shifrat i shikojmë realisht, arrijmë në një konstatim të “mrekullueshëm”, se papunësia nuk po zvogëlohet fare, përkundrazi, gjithnjë e më shumë njerëz humbasin punën ose largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Me LSDM-në dhe BDI-në, Maqedonia vetëm do të fundoset dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të shpërngulen. Është e tepërt, prandaj duhet protesta për ndryshim më 18 qershor në ora 20 para Qeverisë”, thonë nga VMRO-DMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share