VMRO kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq

VMRO-DPMNE edhe sot ka vazhduar me akuzat e saj ndaj pushtetarëve , pasi siç thonë ato gati më shumë se gjashtë muaj  propozimi farncez është negociuar dhe dakorduar nga Kryeministri Kovaçevski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe nga Bojan Mariçiç. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqje dhe zgjedhje të cilat janë zgjidhje për të dalë nga kjo politikë katastrofike e LSDM-së dhe BDI-së transmeton KlanM.

Dy ditë heshtje nga Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq se kush e ka bërë, kur është bërë dhe çfarë sulmi hibrid ka pasur në Maqedoni.

Nuk ka asnjë përgjegjësi pse nëse ka pasur një sulm hibrid në vend nuk është parandaluar me kohë dhe pse institucionet e kanë lejuar këtë.

Logjikisht shtrohet pyetja nëse me defokusimin e opinionit me sulmin e pretenduar hibrid në vend, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për debaklin e plotë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe proceset e shkatërruara përgjithmonë të negociatave thonë mes tjerash nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre qytetarët e dinë mirë se për më shumë se 6 muaj këtë propozim të dëmshëm që shkatërron të gjitha interesat dhe qëndrimet shtetërore është negociuar dhe dakorduar nga Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq, por për shkak të ngjarjeve në Bullgari dhe zbardhjes së të gjithë propozimit në Maqedoni u desh të hiqnin dorë nga pozicioni tradhtues.

Nga VMRO- ja kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje për Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiqin për rrëzimin e pozitës kombëtare maqedonase, si dhe prishjen e pozitave negociuese me BE-në.

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo politikë katastrofike e LSDM-së dhe BDI-së në procesin e negociatave thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./KLanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share