PËRPLASJE VMRO DPMNE – LSDM
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Venko Filipçes nga posti i kryetarit të socialdemokratëve, pasi sipas tyre Filipçe nuk është asgjë më shumë se kukulla e bindur e Zoran Zaevit.
“Filipçe u quajt Doktor Vdekja sepse trajtimi i ngathët i krizës së koronës nënkuptonte humbjen e dhjetëra mijëra jetëve dhe për shkak të tij Maqedonia pati trajtimin më të keq të koronavirusit në këtë pjesë të Evropës. Ndërsa njerëzit po vdisnin, hacienda e tij në Vodno po shtohej dhe tenderat dhe kontratat private me farmacinë e preferuar Panovski ishin në radhë. Të mos harrojmë se është ministri që na bindi se fajin për djegien e spitalit modular e kishte kablloja, më pas partneri i tij i preferuar i tenderit në shëndetësi ishin kompanitë e frutave jugore. Ai është indigo e Zoran Zaev, kukulla e tij më e bindur e instaluar në krye të LSD-së”.” – thonë nga VMRO-ja
Për LSDM-në kjo kërkesë e VMRO-së vjen si rezultat I frikës që kjo parti ka nga Venko Filipçe, pasi siç thonë VMRO dhe Mickoski po humbin mbështetjen dita e ditës për shkak të skandaleve që po ndodhin. Partia opozitare maqedonase kërkon nga VMRO që të mos sillet si opozitë.
“Mickoski duhet ta dijë se propaganda e tij lexohet si abetare dhe nuk do të mbulojë skandalet e qeverisë së tij. Metodat e konferencave të vazhdueshme për shtyp dhe frikësimit të qytetarëve u mposhtën gati dhjetë vjet më parë. Ajo që po bën VMRO-DPMNE për të shkëputur vëmendjen nga marrëzia e saj, vetëm sa konfirmon opinionin e përhapur se kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Maqedonia që nga pavarësia. Në vend që VMRO-DPMNE të sillet si tabloid që mbjell spekulime dhe apele, vazhdo, provo të gjitha akuzat” – thonë nga LSDM.
Nga kjo parti thonë se kur një parti në pushtet që ka dy të tretat e shumicës vetëm apelon, në vend që të veprojë, ajo vetëm konfirmon paaftësinë e saj. /tvklan.mk/