Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqje dhe kërkim falje nga Kryeministri Kovaçevski pasi siç thonë ato Kovaçevski nuk e mbron shtetin e tij por ai e shet atë bashkë me identitetin maqedonas.
Dimitar Kovaçevski nuk e mbron, por shet identitetin maqedonas dhe Maqedoninë. Një fjalë para kamerave, dhe pas kamerave shohim se si ai qesh dhe aprovon që Maqedonia të quhet Bullgari Perëndimore. Nga VMRO-DPMNE thonë se Kovaçevski dhe LSDM janë elementë antishtetërorë përmes të cilëve Maqedonia përjeton poshtërim.
Në stilin e poshtër nga përralla popullore maqedonase, e pamë duke qeshur dhe miratuar një nga poshtërimet më të mëdha për Maqedoninë. Nga atje thonë se njëri Zaev u zëvendësua me një tjetër, në personin e Kovaçevskit. Është e nevojshme që Kovaçevski të japë menjëherë dorëheqjen dhe të kërkojë falje për këtë deklaratë skandaloze, thonë nga VMRO-DPMNE./KlanMacedonia/