VMRO i përgjigjet Bekteshit – E quan “zëdhënës i klanit të Zajazit”

Bekteshi, si zëdhënës i klanit Zajazit dhe i njohur me gjendjen pronësore të Ahmetit, të thotë se kur presin të fillojë investimi i një centrali fotovoltaik 60 MW – thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, përcjell KlanM.

Sipas partisë së Mickoskit, Bekteshi ishte ministër i Ekonomisë, kur ish kryeministri Zoran Zaev prezantoi planin “Aksioni 21” në vitin 2021, në të cilin, sipas tyre, shpalli edhe impiantin fotovoltaik 60 MW, investim prej 35 milionë eurosh.

“Ky njoftim i Zaevit përkon me planin e Shkumbinit, Drinit dhe Besianit për të ndërtuar një central fotovoltaik përmes kompanisë së tyre ‘Helios Plant'”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, kërkojnë nga Bekteshi, si njohës, sipas tyre, me gjendjen pronësore të familjes Ahmeti, që të tregojë se kur pritet investimi dhe nëse edhe në këtë investim, sipas tyre, familja Ahmeti nuk do të investojë asnjë denarë dhe do të marrë aksione miliona si me Soravian./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share