VMRO-DPMNE: Zgjidhje e vetme janë zgjedhjet

Menjëherë pas mbylljes së seancës për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetues, Micevski thotë se VMRO-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pas një viti mjegullime, doli në sipërfaqe se në Kuvend nuk ka shumicë 2/3 për ndryshime kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese sipas diktatit bullgar. Ky pushtet është problemi ndërsa zgjidhja janë zgjedhjet orë e më parë dhe ndryshim i pushtetit. Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do të ketë por për këtë zgjedhje duhet patjetër të ketë, për shkak se kjo Qeveri është deligjitimuar”, tha Micevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share