LSDM: XHAFERI VEPROI NË MËNYRË PRAGMATIKE
VMRO – DPMNE i ka bërë thirrje sot kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që të caktojë menjëherë votimin për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Deputeti Mile Lefkov nga kjo parti, tha se, duke prolonguar pikën e votimit për nevojën e hapjes së Kushtetutës, Xhaferi ka vepruar në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit.
Sipas tij, rregullorja thotë se, votimi duhej të zhvillohej të premten, kur përfundoi debati dhe kishte kuorum për votim.
“Xhaferi e zbatoi nenin 165 paragrai 1 nga rregullorja, edhe pse ai e rregullon procedurë për ndryshime të ligjeve dhe jo për ndryshim të Kushtetutës, për çka edhe ka kapitull të veçantë në rregulloren. Në vend të kësaj, Xhaferi duhej të zbatonte nenet 95 dhe 96 nga rregullorja, sipas të cilëve nuk duhet të prolongohet votimi për ndryshim të kushtetutës” – tha Mile Lefkov.
Por, sipas LSDM-së, Xhaferi ka vepruar në përputhje me rregulloren dhe me kompetencat e tij.
Deputeti, Martin Kostovski, sic njofton KlanM, tha se shumë herë deri më tani është praktikuar që kur nuk ka kushte për të votuar, kryetari të shtyjë votimin dhe të thotë se për caktimin e votimit do të ketë njoftim shtesë.
“Ajo u tha edhe njëherë, thirren në rregullore. Unë ju siguroj se, kryetari Xhaferi, në përputhje me kompetencat e tij, në përputhje me rregulloren, veproi siç ka vepruar shumë herë në mënyrë pragmatike, edhe ai, edhe paraardhësit e tij në pozitën e kryetarit në Kuvend” – tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
Nga ana tjetër, sonte VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, mban mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku sic njoftojnë nga kjo parti, pritet të diskutohen temat aktuale pas mbajtjes së seancës parlamentare ku nuk pati votim për nevojën për ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/