VMRO-DPMNE: Venko Filipçe nuk ka turp – “Filipçe nuk duhet të shfaqej më në publik pas zjarrit në spitalin modular”

VMRO-DPMNE: VENKO FILIPÇE NUK KA TURP

VMRO-DPMNE akuzon Venko Filipçen se është bërë kryetar I LSDM-së me të vetmin qëllim që kur të vendoset para përgjegjësisë për, siç thonë, krimet që ka bërë, të mund të luajë kartën e “presionit politik. Nga partia në pushtet thonë se shumë shpejt institucionete drejtësisë do të fillojnë të bëjnë punën e tyre për të vënë para përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin. Seanca e radhës për spitalin modular do të mbahet më 28 shtator.

Për VMRO-DPMNE-në Venko Filipçe nuk ka moral, sepse nëse do të kishte nuk duhet të ishte shfaqur më në publik pas tragjedisë me spitalin modular dhe aq më pak të bëhej kryetar i opozitës. Mile Leftov nga kjo parti akuzoi kryetarin e ri të LSDM-së se ka ardhur në këtë post me të vetmin qëllim që kur të thirrët në përgjegjësi për, siç tha Lefkov, krimet që ka bërë, të mund të përdorë kartën e “presionit politik”.

“Nëse Filipçe do të kishte sadopak moral ai nuk do të kthehej asnjëherë më në politikë. Filipçe dhe Zaev aktruan pas zjarrit në spitalin modular, ku u dogëjn 14 persona. Aktrojnë edhe tani. Filipçe nuk ka fytyrë. Kur nuk pati turp të vazhdojë si ministër pas zjarrit në spitalin modular, ai nuk ka turp dhe përgjegjësi për asgjë. Filipçe është shembull i politikanit që nuk e mban fjalën e tij as një orë. Gjithçka që bën Filipçe është për shpëtim të karrierës së tij dhe të mos japë llogari. Pozitën kryetar i LSD e mori që të mund të nxirret me “presionin politik” kur të vendoset para përgjegjësisë për të gjithë kriminalitetin që ka bërë”, tha Filipçe.

Lënda për zjarrin në Spitalin Modular u kthye në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit në Gostivar, e ka shfuqizuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë me arsyetimin se gjatë gjykimit në Gjykatën e Tetovës, nuk është vepruar me kujdesin e duhur që të që të mund të përcaktohen me siguri të gjitha faktet juridike relevante.Gjithashtu, Apeli tha se gjatë gjykimit është shkelur neni 408 i Ligjit për Procedurë Penale, pasi, Gjykata e Tetovës në aktgjykim nuk ka dhënë sqarim për faktet, refuzimin e propozimeve nga palët, zgjidhjes së çështjeve juridike, por edhe për caktimin e dënimit.
Në seancën e parë të rigjykimit mungonin disa nga personat e përfshirë në këtë lëndë, andaj gjykata vendosi që seanca të shtyhet për më 28 shtator.

Ndryshe, më 8 shtator të vitit 2021, nga djegia e spitalit modular në Tetovë, humbën jetët 14 persona, 12 pacientë dhe 2 familjarë të pacientëve. Gjatë aktgjykimit të Parë, ish drejtorët Besimi dhe Etemi u dënuan me nga 1 vjet e gjysmë burg me kusht, ndërkaq mjeku Vuçevski u lirua nga akuza. Spitalit, iu shqiptua gjobë prej 1 milionë denarësh./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share