VMRO-DPMNE VENDOS PËR LISTAT
VMRO-DPMNE për momentin mban seancën e komitetit ekzekutiv dhe komitetit qendror, ku udhëheqësia e partisë do të prezantojë listat për kandidatë për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lideri i Partisë, Hristijan Mickovski, deklaroi se pret që të ketë diskutim nga anëtarët e të dy organeve dhe rezultat pozitiv. Ai tha se pasi listat të miratohen nga organet e partisë, atëherë do të bëhen të ditura edhe për opinionin.
“Vlerësoj se kemi njerëz të ndershëm, profesionist, njerëz me dinjitet, të cilët me shumë guxim, përkushtim të madhe, llogaridhënie dhe me afërsi tek qytetarët prej ku vijnë do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve në vendet dhe komunat prej ku vijnë dhe pres fitore të madhe fillimisht më 24 prill në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale për zonjën Gordana Siljanovska Davkova dhe më pas triunf të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në zgjedhjet parlamentare e më pas edhe të presidentes së ardhshme profesores Gordana Siljanovska Davkova”, tha Mickovski./tvklan.mk/