VMRO-DPMNE: Të dorëhiqet presidenti Pendarovski

PENDAROVSKI DHE KOVAÇEVSKI NUK REALIZUAN PREMTIMET PËR ILAÇIN

VMRO-DPMNE ka publikuar një fotografi për të cilën thonë se daton nga 15 Qershori I vitit 2021, ku shihet Presidenti Pendarovski, me Bllagojçe Ilievskin, pacientin me fibrozë cistike I cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë. VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se angazhimet e Pendarovskit mbeten vetëm premtime duke drejtuar akuza për keqpërdorime për qëllime politike për rastin e 130 qytetarëve të prekur me fibrozë cisitike.

“Kur pushteti ka 5.3 miliardë euro buxhet, që shohim se shfrytëzohet për vjedhje, mund të ndahet një pjesë dhe të sigurohen ilaçe dhe trajtime të domosdoshme për qytetarët me probleme serioze shëndetësore. Edhe sa jetë duhet të humben që Pendarovski dhe Kovaçevski të kuptojnë se janë në pozita kur duhet t`i shërbejnë popullit. A janë këto vlera evropiane? T`i gënjeni qytetarët për interesa personale. Dorëheqje dhe përgjegjësi. Stevo Pendarovski dorëhiqu menjëherë” – tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share