KA NIS “PASOKIZIMI” I LSDM-së, S`KA KTHIM PRAPA
Të mos shqetësohen Spasovski dhe LSDM, nuk ua marrim BDI-në dhe bashkë nga opozita do të shohin se si Maqedonia po shkon përpara – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre, LSDM-ja nuk di se cfarë bën, për shkak se rejtingu vazhdimisht u ulet.
VMRO-DPMNE thotë se në LSDM ka nisur “pasokizimi” dhe s`ka kthim prapa duke pohuar se Spasovski në vend që të fshehet dhe të turpërohet për shkak se ishte Ministër me numrin më të madh të vrasjeve ku dorasit nuk janë kapur, ai del nëpër intervista.
“Aq shumë LSDM-ja e nënvlerëson popullin? A janë duke e ditur se gjithnjë e më shumë humbin me këtë” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.