NË SHËNJESTËR TË OPOZITËS ANDREJ ZHERNOVSKI DHE DREJTORI I KOMBINATIT TË DUHANIT – PRILEP
Skandali “Parazitët” po ngulfat sistemin. Sipas VMRO-DPMNE-së, në kohë krize, funksionarë të emëruar nga Qeveria, kanë marrë me mijëra euro. Në shënjestër të opozitës sot ishin Andrej Zhernovski dhe Drejtori i Kombinatit të Duhanit në Prilep, Kire Stankoski.
“Zhernovski deri tani ka marrë 18.000 euro nga Ministria e Shëndetësisë. Destinimi I këtyre mjeteve nuk është I arsyeshëm. Nuk ka qendër Klinike, as ndërtohet në Shtip, kurse në Shkup nuk është në fazën e fillimit të ndërtimit. Derisa duhanprodhuesit po bëhen gjithnjë e më të varfër, Drejtori I Përgjithshëm Kire Stankoski për një muaj paguhet me mbi 2.000 euro” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së, afera “Parazitët” tregon se si një grup I funksionarëve të emëruar nga qeveria marrin shuma të majme parash si paga mujore, në kohën e krizës ekonomike, kurse të njëjtit nuk I kanë arsyetuar pagat. /KlanMacedonia/