“KA MARRË PJESË NË FUSHATA ZGJEDHORE NË RUSI”
VMRO-DPMNE thotë se pasi ekspertët e vërtetë nuk pranuan të jenë anëtarë të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Kryeministri Kovaçevski ka tubuar njerëz që nuk janë ekspertë e as që kanë përvojë në këtë fushë, por, sipas tyre, kanë lidhje të dyshimta politike, njofton KlanM.
VMRO-DPMNE-ja ka publikuar një fotografi të Profesores Jagoda Mitrevska nga Universiteti Ndërkombëtar Sllav në Shkup, e cila këtë javë u emërua si anëtare e grupit të punës pranë Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese. Sipas VMRO-DPMNE-së, sic percjell KlanM, fotografia është nga zgjedhjet në Rusi duke shtruar pyetjen publike për kredibilitetin e saj, por edhe duke potencuar se është simpatizante e Putinit.
“Jagoda Mitrevska me vite të tëra ka ndjekur fushata të Putinit në Rusi. Ajo është lëvdëruar se ka marrë pjesë në fushata zgjedhore në Rusi, kurse në fotografi shihet pranë flamujve të partisë së Putinit. Një fotografi e këtillë është publikuar në rrjetet sociale” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe, sic njofton KlanM, zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi u mbajtën gjatë krizës me COVID-19 në vitin 2021, pa pjesëmarrje të vëzhguesve të huaj, kurse zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen vitin e ardhshëm. Invazioni rus në Ukrainë filloi më 24 Shkurt 2022. /KlanMacedonia/