VMRO-DPMNE: Shqipëria realisht do t’i nis negociatat me BE-në

 

“HYJMË NË LABIRINTH KU HISTORIA DHE E KALUARA DO TË JENË TË TË RËNDËSISHME SE E ARDHMJA EVROPIANE”

Nëse kjo është ditë historike, pas kthimit nga Brukseli, Kovacevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiqi le të shkojnë në Sheshin e Shkupit dhe le ta thërrasin popullin në një manifestim të përbashkët – ka deklaruar Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski.

“Në Bruksel kemi dy shtete, ku njëra Shqipëria do t`I nis realisht negociatat me hapjen e konferencës reale ndërqeveritare dhe Maqedonia që ka një drekë solemne dhe fotografi dhe nuk do t`I nis negociatat, por do të kthehet në shtëpi për t`I realizuar shantazhet dhe kërkesat e Bullgarisë si parakusht që ndosnjëherë pas një viti, dy apo më tepër t`I nis negociatat me BE-në” – deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

S`kishe si të mungonte reagimi I liderit të “Levicës”, Dimitar Apasievit. Ai në Facebook ka shkruar se “për një fotosesion për gjoja “konferencën” që nuk ekziston në drejtësinë evropiane – e shitën edhe popullin, edhe gjuhën, edhe kulturën dhe historinë e Republikës?!” LSD nuk është parti. LSD është diagnozë” – ka shkruar Apasievi në Facebook.

Ndërkaq, para Qeverisë, Forumi Rinor I VMRO-DPMNE-së ka realizuar, sic thonë, ekspozitën e ashtuquajtur “Sinqeriteti”. Sipas të rinjve të VMRO-DPMNE-së, nisja e negociatave me BE-në, është bërë përmes gënjeshtrave dhe trahdëtisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share