VMRO-DPMNE: Referendum për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë

NIS PROCEDURA PËR REFERENDUMIN OBLIGUES

VMRO-DPMNE-ja nis procedurën për referendumin obligues për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, raporton Klan M.

Komiteti Ekzekutiv i partisë opozitare maqedonase mbrëmë miratoi vendimin që të nis grumbullimi i 100 nënshkrimeve për nismën qytetare, që më pas do të dorëzohet në Kuvend. Pyetja e miratuar e referendumit do të jetë: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis RMV dhe Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare me nr:12/2018 nga 18 Janari 2018?”

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që Kuvendi ta miratojë nismën, pas cka do të nisin afatet për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve për organizimin e referendumit që do të jetë obligues.

”Shpresoj se qeveria do të tregojë sjellje evropiane dhe nuk do t`i ndalojë ata qytetarë që duan të votojnë. Shpresoj se ka edhe qytetarë shqiptarë që nuk pajtohen me atë që na bën Bullgaria dhe do të jenë kundër asimilimit që I bëhet popullit maqedonas. Pres qasje me përgjegjësi nga Qeveria dhe Kryeparlamentari që të grumbullohen këto nënshkrime dhe të shkojmë në referendum. Në këtë mënyrë Qeveria do të ketë pozitë më të pastër” – deklaroi Mickoski.

Më 30 Shtator të këtij viti do të bëhen katër vite kur qytetarët në referndumin konsultativ u prononcuan në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë?”. Anëtarësimi në NATO u bë realitet në vitin 2020, kurse nisja reale e negociatave për anëtarësim në BE është e kushtëzuar me futjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e RMV-së. Për këtë nevojitet shumica prej 2/3 në Kuvend që shumica qeveritare nuk e ka, kurse deputetët e Koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja me deklarata noteri garantojnë se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share