VMRO-DPMNE: Raporti – vitin 2022 vendi e kaloi në gjumë

“RAPORTI I KE-së TREGON MOSKUJDES SISTEMATIK TË QEVERISË PËR REFORMA”

VMRO-DPMNE thotë se Maqedonia ka nivel të pandryshuar të progresit në numrin më të madh të vlerësimeve të gatishmërisë në fushat kyce sic janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat e shërbimeve të sigurisë, lufta kundër terrorizmit, ekonomisë, tregut të lirë, lirive tregtare e të ngjashme.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Raporti Vjetor I Komisionit Evropian pasqyron moskujdesin sistematik të qeverisë për të zbatuar reformat në shoqëri. Ekziston mungesa e hapave vendimtar që të ndërtohet momenti dhe të vazhdojë procesi I negociatave me BE-në, thonë nga opozita maqedonase, duke shtuar se Qeveria ndërmerr ad-hok nisma, që zëvendësojnë qasjet sistematike të reformave.

“Nëse i shohim gjashtë klasterët kyç, do të vërrejmë se Maqedonia në asnjërën nuk ka notë më të mirë se vitet e mëparshme. Në cdo klaster vendi vlerësohet si “pjesërisht e gatshme”. Problem I madh për qeverinë është se KE-ja përmend vlerësimin se s`ka progress pikërisht në zbatimin e rekomandimeve nga raporti për vitin e kaluar”, deklaroi Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Raporti i KE-së për punën e Kuvendit, gjen edhe atë që ata si opozitë e quajnë si “arbitraritet” të Kryeparlamentarit Xhaferi, por edhe keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. VMRO-DPMNE thotë se janë miratuar 81 ligje të tilla./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share