ME QEVERIA PËRPLOT ME KRIME DHE KORRUPSION, MAQEDONIA LARG BE-së
Raporti i KE-së për vitin 2023 është dëshmi se të rreme janë deklaratat e qeverisë LSDM-BDI se janë të fokusuar në agjendën evropiane – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, përcjellë KlanM. Sipas opozitës, ky raport paraqet reflektim të realitetit të hidhur, reflektim të situatës së stagnimit dhe në pjesë të caktuara ngecjes së Maqedonisë.
“Raporti i KE-së tregon dhe konfirmon se qveria në vend se të punojë dhe t`u përkushtohet reformave, shkon drejt qëllimeve të gabuara strategjike. Në vend të sundimit të së drejtës, kemi sundim të arbitraritetit. Në vend të reformave të fuqishme kemi ngecje të institucioneve. Në vend të progresit kemi disfata. Qeveria LSDM-BDI është zbuluar. Problemi përse Maqedonia nuk nis negociatat, nuk janë marrëveshjet e dëmshme ose Ndryshimi I Kushtetutës, sipas diktatit të huaj, por sepse shteti nuk është I rregulluar, nuk është I reformuar dhe se në vend të së drejtës dhe drejtësisë sundon pushteti i bllokuar në krime dhe korrupsion”, tha Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO- DPMNE./KlanMacedonia