VMRO DHE LSDM VAZHDOJNË AKTIVITETET NË TERREN
Derisa Qeveria siguron se do të gjendet gjuhë e përbashkët me të gjitha partitë e pakënaqura të koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare, njofton KlanM.
Nga opozita thonë se qeveria i ka ditët e numëruara dhe se qytetarët presin dorëheqje.
“Fatkeqësisht, Maqedonia udhëhiqet nga një kryeministër që asnjëherë s`ka dalë në zgjedhje, që frikohet të del në debat dhe të cilit I është grisur dorëheqja. Fajtorë për situatën në të cilën gjendet vendi janë BDI dhe LSDM dhe duhet t`i ndalojmë në shitjen e vendit, në harxhimin e milionave në projekte që nuk ndjehen nga qytetarët”, tha Eli Panova.
Por, BDI vlerëson se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thirrja e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndaj VMRO-së dhe Levicës për të përkrahur rrugën europiane të vendit dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese, sic percjell KlanM, është sinjal i qartë paralajmërues që nuk duhet të hasë në vesh të shurdhër.
“Nëse deri dje thirrjet dhe kërkesat tona për konstruktivitet janë cilësuar si subjektive dhe janë shpërfillur vazhdimisht nga ana e opozitës, konfirmim për racionalitetin e tyre është mesazhi i drejtpërdrejt i SHBA-ve që t’i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes së të ardhmes europiane të vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim është i bindur se tek opozita maqedonase ka frymë europiane që do të triumfojë mbi konfuzionin dhe protagonizmin subjektiv”, thonë nga BDI.
LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, për cdo ditë janë në aktivitete partiake në terren.
Nga opozita, sic njofton KlanM, thonë se pasi të marrin pushtetin do të nis zgjidhja e problemeve të qytetarëve, kurse socialdemokratët thonë se në takimet e tyre partiake dëgjojnë propozime dhe mendime nga qytetarët, duke mohuar se bëhet fjalë për fushatë parazgjedhore./KlanMacedonia/