VMRO-DPMNE: Qeveria fajtore që Maqedonia nuk fillon negociatat

MITEVA: NËSE LUFTOHEJ KORRUPSIONI BULLGARIA NUK MUND TË NA KUSHTËZOJË

VMRO-DPMNE vlerëson se politikat e gabuara të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit Bujar Osmani, janë arsyeja kryesore pse Maqedonia e Veriut nuk mori dritë jeshile për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Zëdhënësja Marija Miteva e akuzon kryeministrin se në Bruksel nuk ka lobuar për fillim të negociatave por ka gjuajtur koalicionime me Rusinë.

“Maqedonisë i duhet kryeministër i cili lufton për kauzë, në vend që të bëjë politikë. Presim që të bëjë politikë të qartë dhe nga BE të kërkojë fillim urgjent të negociatave. Qytetarët me të drejtë e kanë përshtypjen se Maqedonia nuk ka luftuar për pozitë më të përshtatshme, siç ka bërë Ukraina me të gjitha mungesat e saj. Tashmë tre dekada Maqedonia dhe populli i Maqedonisë janë viktimë e politikanëve të dobët, të cilët nuk dinë të luftojnë për interesat kombëtare. BE menjëherë. Nëse pushteti ishte i aftë ta bind BE-në për vlerat e vërteta, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, atëherë Bullgaria nuk do të ishte pengesë. Por në mënyrë të pakuptimtë konfirmohet se politi9kanët nga BE dhe shtetet evropiane nuk dëshirojnë të ulen në tavolinën e njëjtë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së” – tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share