VMRO-DPMNE thotë se me manifestin pushteti lëshoi mundësinë për konsensus, njofton KlanM.
Megjithatë, sic thonë nga opozita, pasi zyrtarisht të pranohet Manifesti, do të dilet me qëndrime konkrete rreth propozimit për konsensus kombëtar rreth anëtarësimit në BE.
“Me këtë hap pushteti edhe një herë lëshoi mundësinë për konsensus. Janë ulur Bujar Osmani, Artan Grubi ndoshta edhe Bojan Mariçiqi kanë shkruar një dokument që e kanë titulluar manifest dhe pasi vet e kanë definuar e kanë lëshuar në formë të komunikatës përmes shërbimit të LSDM-së me thirrje VMRO-DPMNE-së që të pranojë një dokument të shkruar. Përvec se me këtë hap ata pranojnë se nuk kanë lëvizur asnjë milimetër në drejtim të realizimit të interesave strategjike të vendit, ata tregojnë dhe mungesë të kapacitetit të plotë për të ndërtuar konsensusin. VMRO-DPMNE-ja, pasi zyrtarisht ta marrë këtë dokument, nëse ka bazë për ta shqyrtuar, do ta analizojë dhe do të del me qëndrimin” -percjell KlanM deklaratën e zëdhënësit partiak, Naum Stoilkovski.