VMRO-DPMNE: Pushteti si orkestër e pa sinkronizuar

E duke komentuar brifingun e sotëm me gazetarët në të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se mungojnë edhe 8 deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, opoiztarja VMRO-DPMNE e quajti pushetin se po vepron si një orkestër e pasinkronizuar.

“Çdo dalje e Bujar Osmanit në skenën publike është më qesharake dhe më kontradiktore se ajo e mëparshmja. Një herë thoshin se kanë shumicën për ndryshime kushtetuese, ndërsa tani thonë se u mungojnë vetëm 8 deputetë. E vërteta është se në vend të kësaj po shfaqen deputetë të shumicës në pushtet, duke përfshirë edhe ata të LSDM-së, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese në kushte të tilla dhe nën diktat bullgar. Në fakt, ka mosmarrëveshje edhe në BDI. Talat Xhaferi thotë se ndryshimet kushtetuese mund të mos votohen në gusht, Bujar Osmani thotë tjetër gjë. Ata duken si një orkestër e pasinkronizuar. Lërini të ulen dhe të pajtohen së pari në mes tyre. Opinioni e sheh se sa herë që Kovaçevski, Osmani apo Mariçiq dalin në publik dhe flasin me nervozizëm për ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë e më larg. E vetmja gjë e sigurtë është se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme në të cilat qytetarët do të vendosin në mënyrë sovrane se cili koncept është i pranueshëm për ta. Edhe Osmani, edhe Kovaçevski nuk duhet të kenë frikë nga përballja me popullin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share