MPB: NDJEKJA VETËM ME URDHËR GJYQËSOR, POHIMET E OPOZITËS SPEKULIME
Në Maqedoni po ndodh një ultra-skandal të shkallës më të lartë që lidhet me ndjekjen e komunikimeve të qytetarëve – akuzojnë nga VMRO-DPMNE, njofton KlanM.
Sipas tyre, po ndodh përgjimi, ndjekja dhe mbikqyrja e jashtëligjshme, kurse nga autoritetet ende nuk ka një përgënjeshtrim.
“Pushteti është furnizuar me sistemin e ndjekjes së komunikimeve, përmes së cilit kanë mundësi qasjeje në gjithë trafikun e internetit në vend, në cdo aparat, telefon, operator, për cdo person – privat apo zyrtar, si dhe mundësi për qasje në cdo aparat respektivisht telefon me të ashtuquajturin “softuer malicioz” – tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Tema e “përgjimeve” dje ishte në qendër të vëmendjes në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend. Cështjen e njëjtë, sic njofton KlanM, dje e kishin shtruar në parlament deputetët e VMRO-DPMNE-së, nëse MPB-ja ka dhënë leje ose ka bërë kontrollin për furnizimin me pajisjen që mund të ndjek gjithë internetin në vend.
MPB-ja thotë se e njëjta ndiqet vetëm me urdhër gjyqësor kurse pohimet e opozitës janë spekulime. /KlanMacedonia/