VMRO-DPMNE publikon dokumentin për shërbimin ushtarak të Kovaçevskit

KRYEMINISTRI U PËRGJIGJET: VETËM JU MUND TË KEQPËRDORNI GJENDJEN SHËNDETËSORE TË DIKUJT

Ashtu siç paralajmëruan, pas 24 orëve VMRO DPMNE publikoi dokumentin ku dëshmon se Kryeministri Kovaçevski i ka ikur shërbimit ushtarak duke u deklaruar si i paaftë për të shërbyer.

Ky është dokumenti që është nxjerrë nga evidenca e ARM-së, i publikuar në rrjete sociale. Tek ky dokument qartë shihet se Kovaçevski nga ana e mjekëve është i shpallur si paaftë.
Kjo na qon deri në dy konkluza: Ose Kovaçevski e ka keqpërdorur ndikimin e babës së tij i cili ka qenë në atë kohë Kryetar i Komunës së Kumanovës dhe funksionarë partiak i LSDM-së dhe ka fituar vërtetim mjekësor të rrejshëm, ose me të vërtetë është i paaftë, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

E pas publikimit të dokumentit, u përgjigj edhe Kryeministrit.

VMRO DPMNE nuk zgjedh mënyra dhe mjete për ta tërhequr vëmendjen nga skandalet e mëdha korruptive në partinë e tyre.
Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar mund të keqpërdorin një situatë shëndetësore të dikujt që ka pasur ndërdyshje kirurgjike para më shumë se 20 viteve, me qëllim që ta fshehin krimin e tyre, ka reaguar Dimitar Kovaçevski.

Por edhe pse Kovaçevski u shpjegua, opozita nuk heq dorë. Ata pas prononcimit thonë se Kryeministri e pranoi se është i paaftë dhe se duhet të deponoj menjëherë dorëheqje.

Diagnoza “i paaftë përgjithmonë” është gjendje që nuk mund të përmirësohet, thonë nga VMRO DPMNE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share